Lajme

Pas zjarrit në Klinikën e Psikiatrisë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 25 August 2023

Një person mbeti i vdekur ndërsa një femër ka marrë lëndime trupore si pasojë e zjarrit të shkaktuar në Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasoj e tymit ndihmë dhe tretman mjekësor kanë pranuar edhe pesë persona personel mjekësor repartit të psikiatrisë.

Ndërkaq, prokurori i Shtetit rastin e ka cilësuar se “zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

-Advertisement-

“Është raportuar se në klinikën e psikiatrisë një nga dhomat e izolimit është përfshi nga zjarri dhe si pasojë një pacient, viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku, ndërsa lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare e cila është duke u trajtuar në qendrën emergjente të QKUK-së. Si pasoj e tymit ndihmë dhe tretman mjekësor kanë pranuar edhe pesë persona personel mjekësor repartit të psikiatrisë”, thuhet në raport.

Tutje në raport bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësi, eksperti i zjarreve dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera