Lajme

Pas votimit, sot në orën 17:00 betohet në Presidencë qeveria e re “Rama 2”

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 13 September 2017

Ditën e sotme në orën 17:00 qeveria e re “Rama 2” do të betohet në Presidencë.
Pas votimit në orët e para të mëngjesit të kabinetit “Rama 2”mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit dhe ministrat e rinj do t’i drejtohen Presidencës për të bërë betimin dhe për të nisur zyrtarisht punën për mandatin e dytë.
Ceremonia e betimit u vendos pasdite, pasi Presidenti Ilir Meta ndodhet në Itali në një vizitë zyrtare. Të shtunën Meta dekretoi Ramën kryeministër, të dielën qeverinë, ndërsa pas miratimit në Kuvend me 78 vota pro pasdite do të bëhet betimi dhe do të zhvillohet mbledhja e parë.
Në mbledhje e parë zyrtare, pas dy mbledhjesh joformale, Rama ka paralajmëruar se do të marrë dy vendime; Shpalljen e ‘Vitit të Skënderbeut’ dhe vendimi i dytë për dhënien fund të burokracisë në administratë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera