Sport

Pas Vidal, Barca ‘bombardon’ me një tjetër transferim

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 04 August 2018
Duket se Barcelona ende ka nostalgji për mesfushën e dikurshme të Juventusit, me Paul Pogba dhe Arturo Vidalin në formacion.
Kjo ka bërë që katalanët ta mendojnë seriozisht transferimin e yllit të Manchester United, Paul Pogba në ‘Camp Nou’.

Sipas “El Mundo Deportivo”, ëndrra e Barcelonës është të bashkojë sërish në të njëjtin mesfushë Paul Pogba dhe Arturo Vidal, si te kohët e arta te Juventus.

Pas transferimit të Vidal, është tani agjenti Mino Raiola që ka nisur punën për të çuar Pogban nën urdhrat e Ernesto Valverde.

-Advertisement-

Përndryshe Leo Messi ka dhënë “ok” për marrjen e Pogba, pas një bisede që pati me Eric Abidal, aktualisht drejtues i Barcelonës, mik i mirë me francezin e Manchester United.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera