Lajme

Pas vendimit të Qeverisë, qytetarët nisin shitjen e pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 04 January 2022

Në Kosovë sot zyrtarisht është ndaluar me ligj prodhimi i kriptovalutave, për arsye të krizës energjetike në të cilën po kalon Kosova.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës është kritikuar në rrjete sociale, e sidomos nga personat që merren me këtë veprimtari, shkruan lajmi.net.

Por, ka edhe nga ata të cilët e kanë mirëpritur këtë vendim të Qeverisë, duke ndërmarrë edhe veprime për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave dhe tërheqjes nga ky “biznes”.

-Advertisement-

Në një grup të shit-blerjes në Facebook, një person ka publikuar një shpallje për shitjen e pajisjes që shërben për prodhimin e kriptovalutave.

Në përshkrim, ai ka bërë të ditur se përfiton rreth 280-350 euro në muaj aktualisht, ndërsa shpenzon rrymë rreth 15 euro në muaj.

Kujtojmë se institucionet e vendit kanë bërë disa herë thirrje për kursimin e energjisë elektrike, andaj edhe vendimi i sotëm vjen pasi që konsiderohet se pajisjet për prodhimin e disa kriptovalutave shpenzojnë shumë energji elektrike dhe kjo do t’i kontribuonte krizës energjetike në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera