Lajme

Pas vendimit të Arbitrazhit, Sllovenia merr kontrollin e gjiri të kontestuar nga Kroacia

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 30 December 2017

Sllovenia nuk raportoi asnjë incident madhor sot, në ditën e parë të ushtrimit të sovranitetit mbi gjirin e Piranit në Detin Adriatik, në përputhje me vendimin e arbitrazhit ndërkombëtar që Kroacia e kundërshton.

Në qershor, Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit të Hagës i akordoi më shumë se dy të tretat e gjirit të Piranit, shtetit Sllovenisë, me qëllimin e dhënies fund të një mosmarrëveshje që daton nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Gjykata e Arbitrazhit vendosi të shtunën si datën e hyrjes në fuqi të vendimit. Por, Kroacia, që pretendon gjysmën e këtij territori detar ka refuzuar arbitrazhin.

-Advertisement-

Mëngjesin e sotëm, tri anije kroate peshkimi kanë hyrë në ujërat e përcaktuara për Slloveninë nga ana e Gjykatës. Ato u shoqëruan nga anije patrullimi të policisë kroate, raportuan autoritetet sllovene. Sapo janë pikasur, peshkatarët janë lutur të largohen nga zona, nën kërcënimin e një gjobe.

Autoritetet kroate sqaruan se këto anije ishin duke mbledhur rrjetat e hedhura një natë më parë dhe se janë larguar më pas.

“Ne po mbikëqyrim territorin detar slloven dhe po kontrollojmë situatën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha për median një zyrtar i Ministrisë së Brendshme sllovene, Bostjan Sefic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera