Sport

Pas triumfit në Botëror, Messi barazon edhe rekordin unik të CR7

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 12 January 2023

Lionel Messi u rikthye me gol për Paris Saint Germain pas fitimit të Kupës së Botës. 35-vjeçari realizoi golin e dytë në sfidën e vlefshme për javën e 18-të në Ligue 1, ku “parizienët” triumfuan 2-0 përballë Angers.

Për shtatë herë fituesin e Topit të Artë ky ishte goli i tetë këtë sezon në kampionat, megjithatë mund të quhet një realizim historik, pasi për “pleshtin” ishte goli numër 696, duke barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos.

Pesë herë fituesin i Topit të Artë e mbylli me futbollin europian pas transferimit në Arabinë Saudite me Al Nassr, teksa numëron 696 gola në karrierë, në pesë kampionat kryesore europiane. Me Realin e Madridit, Ronaldo ka shënuar 450 gola, 145 të tjerë i ka shënuar me Man. United dhe 134 gola me Juventusin.

-Advertisement-

Në anën tjetër Messi 672 gola i ka shënuar me Barcelonën dhe në total me PSG deri tani numëron 24 realizime. Epoka Messi – Cristiano është drejt perëndimit, megjithatë shtatë herë fituesi i Topit të Artë ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, pasi edhe një gol tjetër me “parizienët” do të përkthehet në një rekord të ri për argjentinasin , duke parakaluar Ronaldon për numrin e golave në pesë kampionatet kryesore europiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera