Lajme

Pas Teutës, edhe një familjar i Ibrahim Rugovës afër të sigurojë një ulëse për deputet

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 15 June 2017

Naser Rugova, i afërm i familjes së ish-presidentit , Ibrahim Rugova, ka gjasa të mëdha të futet në Parlamentin e Kosovës si deputet.

Vet Rugova ka thënë për Indeksonline se ai në këto zgjedhje ka marrë 12 mijë vota, duke theksuar se këto të dhëna janë  të marra nga komisionarët dhe vëzhguesit që ka pasur LDK në teren ditën e zgjedhjeve.

Megjithatë, ai thotë se këto të dhëna janë ende të pakonfirmuara dhe është në pritje të KQZ-së për certifikimin e rezultateve.

-Advertisement-

“Nuk janë zyrtare, por nga komisionarët dhe vëzhguesit që i kemi pasur në teren, 12 mijë i kam të konfirmuara. Unë jam institucionalist dhe jam i prirë të ju besoj dokumenteve zyrtare, por nga tereni që kemi pasur komisionarë, janë këto të dhëna. Do të thotë janë të dhëna nga partia, të tjerat të shohim.

Ai gjithashtu tregon se nga cilat vende ka fituar më së shumti vota.

“Kam fituar në rrafsh të Dukagjinit dhe në gjithë Kosovën. Janë 50 me 50, e kam një shtrirje kogja horizontale. Kam fituar mjaft vota në Podujevë, në Viti, kam fituar mjaft vota në Prizren”, ka thënë Rugova./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera