Lajme

Pas takimit, Vuçiq flet për medie

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 02 May 2023

Ka përfunduar takimi për rreth tri orësh mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb, Vuçiq, ndërmjetësuesve të BE-së Miroslav Lajçak e Josep Borell.

Pas takimit të përbashkët, palët negociatore pritet të deklarohen për media përmes konferencave të ndara.

Presidenti i Serbisë pas takimit  ka thënë se pala kosovare nuk ka pranuar zgjidhjen.

-Advertisement-

Ai ka thënë se Kurti nuk e pranoi draftin e statutit të Asociacionit sepse nuk do një Republikë Serbe në Kosovë.

“Për ta është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me Kushtetutën, sepse ata nuk dëshirojnë një Republikë Serbe edhe pse sipas të gjitha pikave të statutit kërkohet qartë në bazë të marrëveshjeve të më hershme dhe pikave të Marrëveshjes së 2015-es. S’ka asnjë pikë që nuk është nënshkruar dhe marrë vesh më parë.”, ka thënë ai.

“Unë do të thosha se jam shumë i shqetësuar, sepse për çështjen kyçe, formimin e Asociacionit, është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë obligimin. Është e qartë për mua, ne kemi arritur në mur. Ishte e qartë që nga momenti kur u prezantua drafti i Statutit të Asociacionit”, tha Vuçiq.

“Unë pranova, Prishtina refuzoi. Mendoj se është shumë e rëndësishme ta tejkalojmë atë situatë”, ka theksuar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

“Shpresoj që në raundin e ardhshëm të ketë një reagim të disa të tjerëve që mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve të tilla, nuk jam optimist, por mund të premtoj se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha presidenti serb.

Paraprakisht draft- statuti për Asociacionin, para palëve,  është prezantuar nga koordinatorja e Ekipit Menaxhues, Danijela Vujiçiq.

Pas pak pritet të deklarohet rreth takimit ndërmjetësuesi i BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera