Rozë

Pas sulmit në Manchester, reagon edhe Dua Lipa (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 23 May 2017

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në koncertin e këngëtares Ariana Grande. Nga ky shpërthim kanë mbetur 22 persona të vrarë dhe 59 të lënduar.

Policia e Manchester-it ka njoftuar se shpërthimi  ka ndodhur në fund të koncertit të Ariana Grandes në Manchester Arena.

Këngëtarja e njohur Ariana Grande ishte nxjerrë e sigurtë nga kjo zonë, por ajo thotë se ndihet shumë keq për atë që ndodhi, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

“E thyer. Më vjen keq nga thellësia e zemres sime. Kam mbetur pa fjalë’, ka shkruar këngëtarja në rrjete sociale.

Pas kësaj ngjarje të tmerrshme, ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

Ajo ka postuar një fotografi në profilin e saj në Instagram ku tregon se si ajo ndihet pas gjithë këtij sulmi të tmerrshëm.

Dua në këtë fotografi që ka postuar thotë se sot nuk do të lansojë videon “LILY”.

Përveç kësaj këngëtarja e njohur Dua thotë se ndihet tërësisht zemërthyer nga gjithë kjo ngjarje.

“Unë jam tërësisht zemërthyer të mendoj se të gjithë fansat e muzikës kanë marrë pjesë në koncert në Mançester duke pritur një hapësirë të sigurt për të qenë të lirë dhe të argëtohen, por që nuk e kanë marrë atë. Zemra ime është me të gjithë atje”, kishte shkruar Dua.

Kësaj fotografie Dua ia kishte shtuar edhe këtë mbishkrim  duke lutur të gjithë të kujdesen për njëri-tjetrin.

“E shkatërruar, zemërthyer dhe e tmerruar. Keq të zgjohesh me lajme të tilla të trishtuara. Ju lutemi të qëndroni të sigurt dhe të kujdeseni për njëri-tjetrin gjatë kohëve të tilla”, kishte shtuar Dua.

“Rreth orës 22:35 të hënën më 22 maj 2017, policia ka marrë njoftimin për një shpërthim në Manchester Arena”.

“Tash për tash, ky incident po trajtohet si sulm terrorist derisa policia të ketë ndonjë informacion tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë së Manchester-it.

Policia britanike dyshon se sulmi është kryer nga një kamikaz./Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera