Lajme

Pas sùlmit, grupi i Radojiçiqit ishte strehuar në hotelin e Banjskës

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 15 September 2024

300 metra larg Manastirit të Banjskës, mysafirët në hotelin “Rajska Banja” ishin zgjuar nga gjumi si pasojë e luftimeve.

Të shtënat nuk ishin ndalur deri në agim. Atëherë mysafirët kishin parë se hoteli ishte mbushur njerëz me armë të gjata dhe të maskuar në uniforma të gjelbra, në mesin e tyre kishte edhe të plagosur

Kur dëshmitari “kishte zbritur në recepcion për të pyetur se çfarë po ndodhte, kishte marrë informatë se nuk kishte ndonjë sulm dhe duhet të kthehej në dhomë.”

-Advertisement-

Të frikësuar për gjendjen e jashtëzakonshme, dëshmitari rrëfen në Prokurori se janë nisur për në bodrumin e hotelit bashkë me të tjerë ku edhe kanë qëndruar deri në mëngjes

Mysafirët s’ishin lejuar të largohen nga hoteli deri në ora 10 e mëngjesit. /BetimipërDrejtësi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera