Pas rrjedhjes së dosjeve të Speciales, kjo e fundit emëron gjashtë gjyqtarë
Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 23 September 2020
6 gjyqtarë i janë shtuar Speciales, njohësit e drejtësisë thonë që emërimi s’ka të bëjë me dosjet e fundit.
Një ditë më parë përmes një komunikate Gjykata Speciale njoftoi se ka emëruar 6 gjyqtarë të rinj.
Në të u treguan edhe emrat e atyre që do t`i bashkohen regjistrit të gjykatëseve ndërkombëtarë.
Njëri nga gjyqtarët që do i bashkohen 17 anëtarëve të trupës speciale është Gilbert Bitti nga Franca.
Ky ka qenë profesor asistent në Universitetin e Parisit dhe këshilltar në qeverinë franceze.
Poashtu Bitt ndër tjera ka qenë edhe zëvendës i shefit të seksionit këshillimor ligjor në zyrën e prokurorit.
Kurse Daniel Fransen është gjyqtari i dytë i emëruar nga Belgjika.
Fransen njihet për përfshirjen e tij në gjyqe që kishin të bëjnë më krime të organizuara në nivele të rënda, ekonomike dhe financiare.
Ndërkohë gjyqtari i tretë Fergal Gaynor nga Irlanda njihet për ndjekjen penale në gjyqet e udhëheqësve serbeve të Bosnjës, Radovan Karagjiq dhe Momcilo Krajsinik.
Gaynor gjithashtu përfaqësoi viktimat në rastin e presidentit të Kenisë, Uhuru Kenyatta.
E Rommina Incutti është gjyqtarja e katërt e emëruar. Profesoresha e drejtësisë në universitetin kinez në Hong Kong vjen nga Italia.
Ndër të tjera në biografinë e saj ceket fakti që ka punuar në kapacitete të ndryshme në Gjykatën Speciale për Sierra Leone në Freetoën.
E gjyqtari i gjashtë, Roumen Nenkov vjen nga Bullgaria.
Ndërkohë, për juristët një Kosovë një emërim i tillë nuk është i pazakontë.
Artan Qerkini më tutje tregon nëse këto emërime tregojnë nëse do ngrise aktakuza të reja ky organ.
Kurse drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë që emërimi i gjyqtareve nuk ka të bëj me ndodhitë e fundit rreth këtij organi.
Po ashtu Miftaraj tregon që këtë proces e ka zvarritur edhe presidenti Thaçi me rastin e lënies peng të vazhdimit të mandatit për Eulexin.
Ndërkohë emërimin e këtyre gjyqtarëve i ka përshëndetur kryetarja Ekatarina Trendafilova.
Të tjera
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...