Lajme

Pas reshjeve të shiut, shembet një pjesë e rrugës në fshatin Vllahi të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 17 June 2023

Reshjet e dendura të shiut ditëve të fundit kanë bërë që disa zona të Kosovës të vërshohen duke shkaktuar edhe pasoja të mëdha, si në shembjen e disa rrugëve dhe një ure në Vushtrri, bllokim të rrugëve si dhe së fundi edhe shembjen e një rruge në fshatin Vllahi, të Mitrovicës.

Telegrafi pas marrjes së informatës ka kontaktuar me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës Jugore, Bahtir Maxhuni.

Maxhuni tha se sapo e kanë marrë informatën menjëherë kanë marrë masa preventive duke dërguar një ekip në këtë fshat për të procesuar tutje me rastin.

-Advertisement-

Ai tregoi se shembja e dheut është e madhe dhe e thellë.

“Prej 112 kemi marrë kërkesë që rruga që frekuentohet nga qytetarët në fshatin Vllahi është shembur. Mi kanë dërgu disa fotografi qytetarët dhe menjëherë kemi marrë si masa preventive dhe ndaluese duke dërguar një ekip, edhe pse shembja ishte bukur e madhe në aspektin e thellësisë…”, ka thënë Maxhuni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera