Sport

Pas Realit, Barcës, Atletikos, FIFA po e dënon edhe gjigantin e Premier Ligës

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 20 September 2017

Nuk është hera e parë që FIFA ndjek dhe heton një klub të madh me subjektin e transferimit të të miturve.

Jo shumë kohë më parë, shtëpia më e madhe e futbolli ka dënuar klubet për transferimet e lojtarëve të mitur si, Real Madrid, Barcelona dhe Atletiko Madrid, por këtë fat siç duket do ta ketë edhe Chelsea.

“Ne mund të konfirmojmë se hetimi është në vazhdim”, shpjegoi FIFA përmes një email-i, i cili thotë se është Chelsea që po ‘ndiqet’, transmeton ORAinfo. “Ne nuk mund të japim më shumë detaje për këtë, sepse është nën hetim”, thuhet më tej në njoftim.

-Advertisement-

Sipas Daily Mail, Chelsea ka mohuar se ka bërë ndonjë shkelje në transferime, dhe se klubi është në përputhje me të gjitha rregullat e FIFA-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera