Lajme

Pas PDK-së, edhe LDK-ja e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Këshillin Mbikëqyrës të Shërbimit Civil

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 20 October 2023

Pas Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, këtë të premte, e ka e dorëzuar kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimit të Ligjit aktual të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ky ligj është në shkelje kushtetuese në disa nga shtyllat e tij kryesore.

“Sot, me një përgjegjësi të theksuar ndaj rendit kushtetues dhe demokracisë, Grupi Parlamentar i LDK-së kemi depozituar rastin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në lidhje me Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Ky ligj është në shkelje kushtetuese në disa nga shtyllat e tij kryesore.
Drejtësia kushtetuese është shtylla e garantimit të sistemit demokratik, dhe kjo thirrje për një vlerësim të thelluar është hapi i parë drejt sigurisë së mëtejshme të demokracisë sonë.
Ne duhet të ruajmë integritetin e Kushtetutës dhe të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe transparente”, ka shkruar Gashi.

-Advertisement-

Gjatë ditës edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Përparim Gruda nga PDK ka thënë se ndryshimet në këtë ligj kanë për qëllim ta nënshtrojnë dhe ta kapin Këshillin e pavarur për shërbyes civilë.

Andaj, tha ai kanë vendosur që ta kontestojnë në Kushtetuese.

“Sot kemi dorëzuar kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për ndryshimin e ligjit aktual për Këshillin e Pavarur të Shërbimit Civil të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera