Lajme

Pas Osmani, raportuesja e KiE takohet edhe me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 02 November 2023

Kryeministri Albin Kurti është takuar me raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis.

Mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje në fillim dhe nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë.

Gjatë ditës, Bakoyannis u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani, dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

-Advertisement-

Dora Bakoyannis është raportuese për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Bakoyannis do të bëjë raport gjithëpërfshirës për Komitetin për Politikë dhe Demokraci, i cili më pas do të votohet në seancë plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ajo më herët ka qenë ministre e Jashtme e Greqisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera