Sport

Pas ngjyrave të ylberit, FIFA i heq fjalën Belgjikës nga fanella

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 22 November 2022

Belgjika nuk mund të shpalosë mesazhin e dashurisë universale, Love, që kishte të qepur në lartësinë e qafës në fanellën e dytë që ka marrë me vete në “Katar 2022”. FIFA, pasi ndaloi shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit, vendosi këtë kufizim të mëtejshëm për “Djajtë e Kuq” në fanellën për në transfertë, që Belgjika kishte prezantuar që në shtator në partneritet me Adidas dhe Tomorroëland.

“Na thanë që shkrimi “Love” duhet të zhduket nga fanella jonë , deklaroi Peter Bossaert, shef i Federatës Belge, në një intervistë të dhënë për të përditshmen lokale Nieusbland.

Fillimisht shiriti i kapitenit, pastaj dhe fanella e Belgjikës, pa llogaritur tifozë apo gazetarë që iu ishte ndaluar hyrja vetëm pasi kishin veshur rroba me ngjyrat e ylberit. FIFA, në këtë mënyrë, ka fituar luftën me Federatat Europiane, që kishin si qëllim të protestonin kundër stereotipeve apo kriminalizimit të homoseksualitetit në Katar nëpërmjet simbolit me ngjyrat e ylberit. Nga ana tjetër, arsyetimi i FIFA-s është i qartë: para një përfitimi të vlerësuar në 6 miliardë dollarë, që do të nxiren nga Botërori, të drejtat e njeriut për rreth një muaj edhe mund të lihen mënjanë. Fiton paraja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera