Rozë

Pas ndarjes së bujshme, Robert Berisha me pushime me familjen e Nora Istrefit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 21 January 2020

Disa muaj më parë, Robert Berisha dhe Nora Istrefi, lajmëruan fansat se martesës së tyre i kishin dhënë fund. Por faktet flasin ndryshe!

Dy këngëtarët e njohur kanë zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale, se janë me pushime bashkë në një vend malor. Edhe pse nuk kanë publikuar foto bashkë, ata kanë ndarë me fansat imazhe të vajzës së tyre.

Por mesa duket ata kanë qenë së bashku edhe me familjarë dhe miq. Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka publikuar një video ku shfaqen ish-çifti Robert-Nora, ulur krah njëri-tjetrit në një teleferik, ndërsa në mes kanë vajzën e tyre Renee.

-Advertisement-

Era Istrefi shkrihet së qeshuri nga batutat e ish-kunatit të saj, ndërsa duken një familje e lumtur. Dyshimet se Roberti dhe Nora mund të kenë menduar një mundësi rikthimi, janë të mëdha!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera