Rozë

Pas ndarjes së bujshme nga Gerard Pique, Shakira shfaqet e qeshur në shoqërinë e… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 01 July 2022

Duket se këngëtarja e famshme, Shakira, e ka marrë veten nga tradhtia dhe ndarja nga ylli i futbollit, Gerard Pique. Të martën ajo është fotografuar shumë e qeshur teksa bënte sërf me një mik dhe djalin e saj, Milan.

45-vjeçarja u shfaq me një kostum të zi dhe të kuq, ndërsa flokët e saj të gjata ishin të lagura. Ylli kolumbian tregoi bukurinë e saj natyrale si dhe talentin në sërf gjatë disa pushimeve në Spanjë.

Nga fotografitë e publikuara nga “Daily Mail” duket se Shakira nuk mundi të mos buzëqeshte taksa ishte e ulur në dërrasën e sërfit dhe po bisedonte me miqtë.

-Advertisement-

Ndërkohë kujtojmë se Shakira dhe Pique, të cilët janë prindër të dy djemve, lëshuan një deklaratë të përbashkët ku shpreheshin:

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët hanë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”.

Fituesja e Grammy-t dhe futbollisti u shfaqën publikisht si çift në vitin 2011. Ndërsa ndarja e tyre vjen pasi thuhet se Pique ka tradhtuar Shakirën.

Gazeta spanjolle, “El Periodico” shkruante se ata kishin disa javë që jetonin veçmas dhe se ishte ylli i pop-it që e kishte dëbuar Pique-n.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera