Rozë

Pas ndarjes nga Fjolla Morina, Fisnik Syla e thumbon keq: Veç ora ime bën sa…

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 23 March 2022

Ka vetëm pak muaj që Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i kanë dhënë fund martesës së tyre. Lajmin e ka bërë të ditur vetë biznesmeni i njohur përmes disa postimeve në “Instastory”, ku shkruante se “ishte i lirë si zogu”.

Ndërkohë thumbat në rrjete sociale e në intervista kanë lënë të kuptohet se ndarja e tyre nuk ka qenë paqësore.

“Nëse keni humbur një tradhtar mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femër që e do, ndërsa ti ke humbur një mashtrues”, është shprehur Fjolla.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, Finsiku ka tërhequr vëmendjen me një postim të bërë së fundmi, i cili është parë si “diss” për këngëtaren.

Biznesmeni ka publikuar një video në “Instastory” me një orë super të shtrenjtë, krahas së cilës ka shkruar: Veç ora jem, bon sa krejt karriera e dikujt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera