Lajme

Pas më shumë se 10’të javësh vihet nën kontroll zjarri në Australi

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 12 January 2020

Zjarrfikësit nga Uellsi i Ri Jugor në Australi njoftojnë se pas më shumë se dhjetë javësh kanë arritur ta vendosin zjarrin në kontroll Më 28 tetor në pyjet e Grospers nga goditja e rrufesë kanë filluar zjarret me të cilën u përfshinë më shumë se gjysmë milionë hektarë tokë në veriperëndim të Sidney.

Zjarri është përhapur edhe në disa pjesë të parkut nacionale “Pyjet blu”, në perëndim të Sidney.

Shuarja e zjarrit ka zgjatur më gjatë pasi nuk ka mundur të ndërpritet shkaku i kushteve të motit, ka njoftuar Shërbimi kundër zjarreve.

-Advertisement-

Autoritetet në shtetin juglindor australian, Viktoria sot kanë njoftuar për vdekjen e një zjarrfikësi me çka numri i plotë të cilët vdiqën përgjatë kontinentit në sezon gjatë zjarreve është rritur në 27.

Mijëra njerëz kanë mbetur pa shtëpi pasi zjarret përgjatë vendit kanë shkatërruar më shumë se 10.3 milionë hektarë, duke lënë pas vetes tokë të djegur me sipërfaqe të Koresë së Veriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera