Rozë

Pas marrjes së nështetësisë shqiptare, Dua Lipa: Faleminderit, po ndihem shumë krenare

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 27 November 2022

Ditën e sotme, Dua Lipa, ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

Ajo pranoi këtë nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Pas kësaj, Dua ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale.

-Advertisement-

Ajo ka shpërndarë disa fotografi e video nga momenti, ndërsa shtoi se po ndihet shumë krenare.

“Faleminderit president Bajram Begaj dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për këtë nderim – mora shtetësinë shqiptare.”, tha Dua.

“Faleminderit, po ndihem shumë krenare”, vazhdoi më tej ajo.

Ndryshe, ditën e nesërme (28 nëntor), Dua do të mbajë koncert në Tiranë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera