Lajme

Pas LDK-së, ambasadori amerikan në PDK – jepen detaje të takimit!

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 08 December 2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë ditës së sotme në selinë e Partisë Demokratike ka pritur ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Jeffrey Hovenier.

Ata në këtë takim diskutuan rreth zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, veçanërisht situatën në veri.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Sot, prita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, më theks të veçantë gjendjen e sigurisë në pjesën veriore të vendit dhe procesin zgjedhor në katër komunat atje.

Ambasadorin Hovenier e informova për qëndrimin e PDK-së rreth këtij procesi. Ne i jemi përgjigjur Dekretit të Presidentes për këtë proces zgjedhor dhe në respektim të afateve dhe ligjeve kemi propozuar kandidatët tanë për kryetarë dhe asamblistë në katër komunat në veri.

Presim nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës që të sigurojnë kushtet e favorshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Garantimi i sigurisë për secilin qytetar të Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet kryesor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera