Pas kundërshtimeve të ashpra procesi i noterëve pritet të kthehet në pikën zero
Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 20 February 2020
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se këtë javë do të anulohet procesi i emërimit të 79 noterëve për 35 komunat e Kosovës, proces ky i nisur më 23 korrik të vitit të kaluar, katër ditë pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinajt.
Procesi i noterisë në Kosovë përveç nga shoqëria civile është kundërshtuar ashpër edhe nga bashkësia ndërkombëtare, të cilët kanë bërë të ditur se në të ardhmen emërimi i noterëve do të mbikëqyret nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve, shkruan sot gazeta Zëri.
E para e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me të ardhur në pushtet ka paralajmëruar se do të rishqyrtohen të gjitha vendimet e marra nga ish-ministri i këtij Dikasteri Abelard Tahiri, duke përshirë këtu edhe emërimin e 79 noterëve për 35 komuna të Kosovës.
Haxhiu të martën në një deklaratë për medie paralajmëroi se ky proces do të anulohet brenda kësaj jave. “Në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë na pret ndoshta brenda kësaj jave një vendim për anulimin e procesit të noterisë. Siç e dini, në këtë proces ka humbur besimi për faktin se kanë arritur ta kalojnë provimin njerëz, të cilët kanë pasur lidhje familjare e partiake me pushtetin e kaluar. Qëllimi ynë është që ky proces të jetë transparent e i ligjshëm dhe kështu kemi vendosur ta kthejmë në pikën zero”, ka thënë Haxhiu.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...