Lajme

Pas kërkesës së madhe, Meridian Express në RrugaB fillon të punojë 24 / 7

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 01 June 2017

Në njërën nga lagjet më të frekuentuara të kryeqytetit, Rrugën B, marketi i Meridian Express prej sot do të punojë pandërprerë, 24 orë në ditë dhe 7 ditë të javës

Prishtinë, 1 qershor 2017 – Me konceptin e ri të marketeve të lagjes, të cilat ofrojnë cilësinë më të mirë të produkteve për çmimet më të mira në treg, Meridian Express ka krijuar kërkesë të jashtëzakonshme të tregut, e cila është vazhdimisht në rritje, në çdo qytet ku marketet e Meridian Express janë të pranishme.

Kjo kërkesë në rritje ka bërë që Meridian t’i përgjigjet mijëra konsumatorëve të saj të cilët banojnë në Rrugën B për të qenë gjithnjë i hapur. Dhe prej sot, Meridian njofton se marketi i saj në këtë lokacion do të jetë vazhdimisht duke punuar, në çdo orë të ditës apo të natës, për t’i përmbushur të gjitha kërkesat e blerësve të saj.

-Advertisement-

“Duke qenë se gjatë muajit të Ramazanit kërkesa për furnizime është e pandërprerë dhe e nevojshme në çdo kohë të ditës, ne kemi vendosur që hapjen 24 orëshe të marketit ta bëjmë pikërisht gjatë këtij muaji, si shenjë respekti dhe vlerësimi ndaj konsumatorëve tanë të çmuar, të cilëve u ofrojmë produktet më cilësore, afër shtëpisë dhe banesave të tyre si dhe për çmimet më të favorshme që janë në treg” ka thënë Yllka Mustafa, menaxhere e marketingut në Meridian Express.

Sikurse në çdo pikë tjetër të Meridian Express, edhe marketi në rrugën B do të jetë i furnizuar me spektrin më të gjerë të produkteve, bashkë edhe me produktet ekskluzive që i ofrojnë Meridian Express, Buka dhe Meridian Kitchen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera