Lajme

Pas kërcënimit me armë, evakuohet aeroporti i Frankfurtit – policia rrethon një burrë të shtrirë në tokë

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 16 January 2021

Aeroporti i Frankfurtit është evakuuar pas kërcënimeve me armë, raportojnë mediat gjermane.

Në një video amatore shihen policët duke ia drejtuar armët një burri të shtrirë në tokë.

Evakuimi masiv është kryer në terminalin numër një, kurse autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion policor – duke mos specifikuar se çfarë ka çuar në këtë situatë kaotike.

-Advertisement-

Sipas mediave gjermane, transmeton Telegrafi, dy persona kishin lënë një valixhe pa mbikëqyrje – ku si rezultat i këtij veprimi janë dërguar në paraburgim.

E brenda kësaj valixhe, ekspertët e sigurisë nuk kanë arritur të gjejnë asgjë të dyshimtë, pavarësisht që hamendësohej se mund të ketë lëndë shpërthyese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera