Pas katër vitesh në BBVK, Jonida Vokshi largohet nga spektakli: Po vendos një presje
Autori: Gazeta inFokus
21:45 | 30 August 2026
Pas katër edicionesh radhazi në drejtimin e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e sezonit të pestë të reality show-t
Moderatorja e ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke treguar se këtë herë spektaklin do ta ndjekë nga ana tjetër e ekranit.
“Jo, këtë herë nuk do të jem në Big Brother VIP Kosova. Pas katër edicionesh, kjo është hera e parë që do ta shoh atë nga ana tjetër e ekranit”, ka shkruar Vokshi
Jonida ka treguar se katër vitet me formatin kanë përkuar me një periudhë shumë intensive të jetës së saj, gjatë së cilës ka përjetuar momente të rëndësishme si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal.
“Big Brother më ka shoqëruar në katër nga vitet më intensive të jetës sime. Më ka gjetur shtatzënë, më ka gjetur mes dhimbjes së humbjes së babit tim, më ka dhënë emocionet më të bukura, më të forta. Më ka parë të rritem e të ndryshoj”, është shprehur ajo.
Arsyeja kryesore pas këtij vendimi duket të jetë dëshira e moderatores për t’i kushtuar më shumë kohë familjes dhe dy fëmijëve të saj. Vokshi ka pranuar se ritmi i viteve të fundit ka qenë i ngarkuar dhe se tashmë ndien nevojën për një pauzë
“Ndjej që kam nevojë të ngadalësoj pak ritmin, për t’u dhënë më shumë praninë time atyre ku dy zëra më thërrasin mami. Ata po rriten dhe unë jam gjithmonë duke vrapuar”, ka shkruar Vokshi.
Megjithatë, ajo ka sqaruar se ky vendim nuk nënkupton një largim përfundimtar nga ekrani. Përkundrazi, Jonida ka paralajmëruar se mund të jetë koha për t’u rikthyer te projekte të tjera që prej kohësh i ka pasur në mendje
Një kapitull që nuk po e mbyll me pikë. Thjesht po vendos një presje”, ka përfunduar ajo, duke i uruar suksese Alaudin Hamitit dhe Olsa Muhametit në edicionin e ri.
Vokshi ka qenë bashkëprezantuese e Big Brother VIP Kosova që nga edicioni i parë, i nisur në vitin 2022, përkrah Alaudin Hamitit
Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova pritet të nisë në tetor, tashmë për herë të parë pa Jonida Vokshin në rolin e prezantueses.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































