Lajme

Pas Kadri Veselit e Ramiz Lladrovcit specialja qon edhe një ftesë

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 08 November 2019

Kadri Veseli të enjten e Ramiz Lladrovci të premten pranuan një ftesë jo fort të këndshme.

Këta të dy, do të dalin para hetuesve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, shkruan gazeta inFokus.

E pas këtyre dyve, specialja e ka dërguar edhe një ftesë për ish-ushtarët e UÇK-së.

-Advertisement-

Fjala është për ish-pjesëtarin e UÇK-së dhe TMK-së, Gjeneral Selim Krasniqin.

E këtë lajm e ka konfirmuar vet Krasniqi, shkruan gazeta inFokus.

“Per hir te transparences dhe duke mos pasur te fshehe asgje, ju informoj qe sapo komunikova me hetues te dhomave te specializuara!! Mu komunikua gojarisht ftesa per ne Hage por une personalisht kerkova qe ç’do veprim te jete zyrtar e ne rruge ligjore! Lufta e UÇK-ves ishte lufte e drejte dhe Çlirimtare. Jam shume krenar qe isha pjese aktive qe nga fillimi, duke derdhur gjake e djerse e duke mos kursyer as jeten per Lirine dhe dinjitetin e vendit dhe qytetareve tanë”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, i njëjti, ka shtuar se ishte i dënuar edhe nga UNMIK e EULEX, por që sipas tij, pa fakte.

“Kam qene i denuar 7 vite nga gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe kete jo pse paten fakte por vetem se edhe pas lufte veprova e punova drejte dhe ne sherbim te qytetareve tane, duke e ndjekur shembullin e Heronjeve dhe Heroinave tona qe derdhen gjakun per Liri. Kisha nderin te isha bashkeluftetar i Fehmiut e Xheves, Mujes e Ganiut, ilazit e Abedinit, Tahir Sinanit e Kumanoves, Luanit e Ilirit e shume e shume te reneve per Liri, te cilet ishin shembull i Atdhedashuris e i sakrifices, i idealeve dhe dinjitetit njerëzor”.

“Do jem deri ne vdekje luftetar i Kombit tim e ne asnje moment nuk hezitoj qe edhe te sakrifikohem po te jete nevoja, duke mos lejuar me asnje çmim te shkelim gjakun me te paster te derdhur per Liri. Turpi do bie mbi ata qe formuan kete gjykate te padrejte e kete vetem per denimin e UÇK-ves, duke harruar keshtu qindra e qindra masakra te bera nga falangat serbe, me mijera e mijera te masakruar, pleq e plaka, gra e femije, te rinje e te reja e duke shkaterruar ç’do gje Shqipetare”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera