Lajme

Pas interesimit të Gazetës Infokus, Ambasada Franceze ndryshon fjalimin e Macronit ku thuhej “për t’i mposhtur Islamistët”

Autori: Doresa Geci 16:52 | 23 October 2020

Një ditë më parë Ambasada Franceze në Kosovë shpërndau një fjalim të Presidentit Francezë, Manuel Macron që nxiti pakënaqësi të besimtarëve mysliman në rrjetet sociale për shkak të një fjale që ishte thënë aty lidhur me besimin.

Në këtë fjalim të përkthyer nga Ambasada në shqip thuet “Të premten, Samuel Paty është bërë fytyra e Republikës, e deshirës sonë për të shkatërruar terroristët, për t’i mposhtur Islamistët, për të jetuar si një komunitet i qytetarëve të lirë në vendin tonë”.

Është pjesa “për t’i mposhtur Islamistët”, e cila u konsiderua si ofenduese dhe tendecioze nga myslimanët në fjalimin e Presidentit Francez.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka kërkuar nga Ambasada Franceze në Kosovë, se çka nënkupton mposhtja e islamistëve.

E në përgjigjet e tyre thuhet se “Islamizëm” i referohet Islamit radikal, shkruan Gazeta Infokus.

“Eshtë e rëndësishme të theksohet se termi “Islamizëm” i referohet Islamit radikal i cili është origjina e atentateve dhe vrasjet të kryera në Francë dhe nuk duhet të ngatërrohet me Islamin në përgjithësi dhe me fenë Myslimane. Përballë Islamit radikal, vendosmëria e Presidentit të Republikës dhe qeverisë është e plotë dhe aktet do jenë këtu”, kanë thënë ata për Infokus.

Mirëpo pas kërkesë së Gazetës Infokus, Ambasada Francese e ka ndryshuar fjalimin e përkthyer të Macronit të shpërndarë në faqen e tyre zyrtare në facebook.
Në vend të fjalës “ Mposhtjen e Islamizimit, Ambasada Francezës ka shënuar “Mposhtjen e “Islamizimit Radikal”.

“Të premten, Samuel Paty është bërë fytyra e Republikës, e deshirës sonë për të shkatërruar terroristët, për t’i mposhtur Islamistët radikalë, për të jetuar si një komunitet i qytetarëve të lirë në vendin tonë. Fytyra e vendosmërisë sonë për të kuptuar, për të mësuar, për të vazhduar mësimin, për të qenë të lirë”, thuhet në postimin e ndryshuar pas reagimit të Infokusit.

Ky fjalim i Manuel Macron, është mbajtur pas vrasjes në menyrë barbare të mësuesitn Samuel Paty, i nga një i ri radikal sepse kishte treguar karikaturat e profetit Muhamed në klasë.

Më poshtë gjeni e fotografitë e ndryshimeve që ka bërë kjo ambasadë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera