Lajme

Pas humbjes së Agim Bahtirit, jep dorëheqje kryetari i degës së LVV-së në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 20 October 2021

Kryetari i degës së LVV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur vet Mujka përmes një postimi ne llogarinë e tij në Facebook.

“Unë kam dhënë dorëheqje nga të qenurit Kryetar por asnjëherë nga të qenurit aktivist dhe ti lejoj oportunistët e matrapazët të shfrytëzojnë ditët e vështira të Lëvizjes dhe për ta shkatërruar atë plotësisht nga brenda” ka thënë Mujka.

-Advertisement-

Mujka udhëhoqi Vetëvendosjen e Mitrovicës për disa vite, ndërsa në zgjedhjet e fundit ajo doli e dyta (34,40%), kurse në asamble fitoi rreth 30% të votave.

Ushtrues detyre i degës së kryetarit VV-së në Mitrovicë deri në zgjedhjet e ardhshme do të jetë Alban Uka. /Gazeta Infokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera