Pas humbjes nga Prishtina, Llapi lëshon një komunikatë: Gjyqtari Nuza duhet të largohet përjetë nga futbolli
Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 31 August 2024
FC Prishtina ka shënuar fitore në derbin e xhiros së katërt në Superligë ndaj Llapit.
Kryqytetasit në stadiumin “Fadil Vokrri” mposhtën ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina me rezultat 3:2.
Ishte një ndeshje fantastike me shumë gola, me Llapin që e pati dy herë epërsinë, shkruan Express.
E pas ndeshjes, ka reaguar klubi i Llapit, që lëshoi komunikatë, duke e akuzuar gjyqtarin e ndeshjes, Genc Nuza.
Reagimi i tyre i plotë, pa ndërhyrje:
Të nderuar sportdashës dhe tifozë “Legjenda”
Sot ishte një ndeshje ku futbollistët e Llapit e lanë shpirtin në fushë, luftuan dhe dëshmuan dy herë se e meritonin fitoren. Por ajo që u pa që nga minuta e parë ishte një referim tendencioz, i padrejtë dhe jo korrekt, pikërisht nga një gjyqtar që mban stemën e FIFA-s. Kjo është për t’u shqetësuar. Të gjitha ndërhyrjet ishin në favor të Prishtinës. Një gjykim i ndeshjes si ky nga Genc Nuza tregon se kampionati nuk do të shkojë mbarë pa pasoja, ku më pas do të jetë vonë, sepse djersa e kryesisë, sponsorëve, shtabit teknik dhe e lojtarëve do të humbet qëllimisht nga akterët e ndeshjes.
Genc Nuza, me stafin e tij, tregon se nuk do të ketë një kampionat të mirë dhe korrekt. Kryesia e klubit ka analizuar në detaje ndeshjen dhe sheh se tendenca për të dëmtuar Llapin ishte e pranishme, duke bërë gjithçka në favor të Prishtinës. Nuk i duhet askujt një fitore e këtij niveli. E dimë se Nuza ka anësi të vjetra që i mbështet francezët, por jo në fushën e gjelbër. Nëse nuk merren masa pikërisht ndaj treshes së gjyqtarëve, atëherë do t’ju themi se do të keni kujdes të shtuar kur udhëtoni në Podujevë, sepse askush nuk do të qëndrojë duarkryq ndaj padrejtësive të bëra.
Për 45 minuta, trajneri i Llapit është fyer dhe sharë me familje, dhe asnjëherë nuk u ndërmor masa nga delegati dhe gjyqtari i ndeshjes. A duhet të luhet një ndeshje kur publiku fyen në këtë formë një trajner, ndërsa trajneri, kur reagon ndaj tifozëve pas ndeshjes, Genc Nuza e sheh mirë dhe e ndëshkon me karton të kuq? Kush duhet ta ndëshkojë Genc Nuzën kur kemi humbur edhe ndeshje ku është vendosur titulli i kampionit, por nuk kemi reaguar sepse kemi humbur me meritë?
Por nëse Genc Nuza ka marrë misionin për të bërë Prishtinën kampion, do ta ketë të vështirë, sepse janë edhe 32 ndeshje në lojë. Ky fillim i kampionatit me referime tendencioze nuk i shërben futbollit, nuk i duhet Kosovës dhe asnjë klubi. Ky gjyqtar nuk është që nuk di, por është ai që di t’i japë kahje ndeshjes siç dëshiron vetë. Kjo u vërejt kur u pranua goli nga mesi i fushës dhe gjyqtari mori vendimin për gol ende pa biseduar me VAR-in. Kjo është tendencë.
Genc Nuza nuk i duhet futbollit të Kosovës, sepse tash kampioni duhet të zgjidhet në fushën e lojës dhe jo në këtë mënyrë. Kryesia e klubit kërkon që çfarëdo gjyqtari t’i referoj Llapit, por asnjëherë Genc Nuza, sepse jo që nuk di, por ka qëllime ndaj Llapit prej vitesh të tëra. Kjo humbje dhemb, sepse na mposhti arbitrimi, jo kundërshtari. Prandaj, nëse Federata nuk merr masa, ne si klub nuk do të sigurojmë siguri për Genc Nuzën nëse vjen në Podujevë, sepse sot ishte aktori i lojës së futbollit. Mundimi dhe djersa shumëvjeçare dhe kontributi në futboll nuk duhet të humben nga një gjyqtar. Nëse Gramos Shala u largua nga referimi për një gabim në një ndeshje, Genc Nuza duhet të largohet përjetë nga futbolli.
Kryesia e KF Llapi
31 gusht 2024
Të tjera
-
Ekspozoi ạrmë në rrjete sociale, arrestohet
Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se ...
-
Një grua nga Prishtina raporton se bashkëshorti që gjendet jashtë shtetit i dërgoi mesazh kërcënụes, nisin hetimet
Një grua nga Prishtina ka raportuar në Polici se ka pranuar një mesazh me për...
-
Qytetarët vizitojnë Reçakun në 26-vjetorin e masạkrës
Numër i madh i qytetarëve po bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. N...
-
1 mijë e 962 tiketa trafiku u shqiptuan brenda 24 orëve në Kosovë
Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bë...
-
Zyra e BE-së: Drejtësia dhe përgjegjësia për krimet në Reçak mbeten të vonuara
Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se dr...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës, mbyllen institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
Policia e Kosovës ka nisur një aksion të gjerë mëngjesin e sotëm. Aksioni ...
-
Qëllohet me ạrmë një person pasi kaloi kufirin Shqipëri-Kosovë, nisin hetimet
Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka dekl...
-
Policia e Kosovës nis operacion të gjerë në disa rajone të Kosovës
Policia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit, në bashkëpun...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, sot ngritet aktakuza
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinë Zejnullah Gashi, ka njoftu...
-
Dervishaj: Këtë tubim në Kijevë nuk do e harrojë asnjëherë
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosov...
-
Refuzoi t’i dorëzohet policisë, arrestohet i dyshuari për gjuajtje me ạrmë në Pejë
Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë z...
-
Kërkohet dialog strategjik me SHBA-në edhe për dialogun Kosovë-Serbi
Veç avancimit të bashkëpunimit në çështjet bilaterale strategjike mes Kosovës...