Rozë

Pas fotografisë së Donaldit me Borën, reagon Beatrixa

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 29 August 2022

Sërish është rikthyer vëmendja tek treshja Beatrix Ramosaj, Donald Veshaj dhe Bora Zemani, ku këta dy të fundit mbrëmë u shfaqen në publik së bashku.

Në një fotografi të publikuar nga këngëtarja, Semi Jaupaj në rrjetin social “Instagram” u shfaqen të tre së bashku – Donaldi, Semi dhe Bora, fotografi e cila tashmë u bë virale nëpër rrjete sociale.

Por, menjëherë pas kësaj fotografi erdhi reagimi i këgnëtares kosovare, Beatrix Ramosaj e cila shkroi në përshkrim të fotografisë: “2 Euro”.

-Advertisement-

Ndërsa vëmendjen e mori një koment tjetër, ku një një mikesh i shkroi: “Disa vlejnë 2 euro, disa janë të çmuar”.

Më herët, një video qarkulloi kudo ku shihej qartazi se si prezantuesja Bora Zemani kishte ruajtur një video të Donaldit dhe Beatrix, të cilët shihet duke u përqafuar.

Bora e ka shtuar videon tek “favorite” dhe videot e preferuara dalin me emra.

Por nuk ka munguar aspak as reagimi i Trixës.

Ajo ka publikuar një video në TikTok ku ka ironizuar Borën pas veprimit të kësaj të fundit.

“Unë ktë e bëra kastile. Ti mund ta shtosh edhe këtë si të preferuar gjithashtu ‘baby girl’”, shkruan Trixa krahas videos.

Më herët, Beatrix ka pranuar në një intervistë, se këngët e saj i përshtaten historisë së saj me Donald Veshajn mirëpo ajo ka thënë se dy këngët e fundit janë shkruar më herët.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera