Fokus

Pas drejtorit, AKI-së i bie edhe faqja

Autori: Halil Berisha 22:25 | 07 November 2019

Agjencioni Kosovar për Inteligjencë është ndër institucionet më të rëndësishme të sigurisë në vend.

Gjithashtu AKI konsiderohet ndër institucionet më të konsoliduara të kësaj natyre në rajon, shkruan gazeta inFokus.

Por, kaq të kujdesshëm, këta, nuk janë edhe me ëebfaqen e tyre.

-Advertisement-

Në fakt, e njëjta, përditësohet shumë rrallë.

Bile, emri i ish-inspektorit të përgjithshëm të këtij institucioni, për disa muaj, ani se nuk ushtroi detyrën, figuronte në faqen e internetit.

Kjo, u largua, vetëm pas një shkrimi të gazetës inFokus.

Por, pavarësisht kësaj, emri i zëvendës-drejtoreshës Vlora Hyseni, nuk u vendos, edhe pse ajo mori këtë pozitë në fund të shkurtit të këtij viti.

E tash, një ditë, pasi dorëheqjen e dha shefi i saj, Shpend Maxhuni, faqja e internetit e AKI-së, ka rënë terësisht jashtë funksionit.

Arsyeja e kësaj, ani se nuk dihet, mund të jetë, përditësimi i saj, pas vendimit të tashmë ish-shefit të saj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera