Fokus

Këshilltari i Haradinajt inspektor i AKI-së?

Autori: Halil Berisha 10:17 | 12 August 2019

Është këshilltar i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.

Por, emri i Shkëlzen Sopjanit, vazhdon të figuroi si inspektor i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

Ky llogaritet të jetë një ndër pozitat më të rëndësishme në institucionin me informatat më të ndjeshme në shtet.

-Advertisement-

Ndërsa Sopjanit zyrtarisht i ka përfunduar mandati në fund të muajit shkurt, shkruan gazeta inFokus.

Pavarësisht kësaj, gazeta inFokus mëson se Sopjani edhe për një kohë pas kësaj ushtroi funksionin e njëjtë, të inspektorit të AKI-së.

E rreth pesë muaj pas kësaj edhe pse nuk u bë publike se kush tani ka postin e tretë më të rëndësishëm në AKI, kryeministri Ramush Haradinaj, emëroi Shkëlzen Sopjanin në pozitën e këshilltarit të jashtëm politik të tij.

Në njoftim, Sopjanit i referohet si ish-inspektor i përgjithshëm.

“Sot kam emëruar avokatin dhe ish Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjanin, Këshilltar të Jashtëm Politik. Njohuritë dhe ekspertiza e tij do t’i shërbejnë politikëbërjes sa më të avancuar dhe efektive”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, e që kanë kaluar afër një muaj nga ky emërim, Shkëlzen Sopjani, figuron ende në webfaqen e AKI-së.

E kjo lehtë mund të jetë shkak i mos-mirëmbajtjes së duhur të webfaqes së Inteligjencës Kosovare, duke e ditur që ende edhe emri i zëvendës drejtorit të AKI-së, është i zbrazët, shkruan gazeta inFokus.

Kjo, pavarësisht që më 27 shkurt, në këtë pozitë, u emërua Vlora Hyseni, pas shumë muajsh që pati mbetur pozitë e zbrazët./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera