Rozë

Pas deklaratave të shoqes së Vesës, e fejuara e Mërgimit ka dy fjalë për të

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 13 November 2023

Nga tradhtia e shoqes së saj të ngushtë deri te aborti, Vesa ka treguar me detaje versionin e historisë së saj me ish-partnerin Mërgim Berisha.

Nga ana tjetër vëllai i futbollistit ka hedhur poshtë cdo pretendim të saj, ndërsa tani ka reaguar edhe shoqja e Vesës.

“Nuk jam mësuar të dal para kamerave, por kur e pashë intervistën që është bërë dhe e pashë që po i bëhet e padrejta Vesës, e kam ndier veten si shoqe e obliguar të dal dhe ta tregoj të vërtetën”, ka filluar rrëfimin Artiola, shoqja e Vesës në një intervistë për Prive.

-Advertisement-

Artiola tregon që Vesën e njeh që disa vjet përmes ish-shoqes së tyre, po rrugët i ndanë me të, për shkak të situatës mes Vesës dhe asaj.

Ajo tregon që Vesën e sheh si motër dhe se kur e ka parë intervistën e Edonës (ish-shoqja e tyre), është shokuar.

“Kur e pashë intervistën më ka lënë pa fjalë, se e di që kanë qenë shpesh në pushime bashkë si në Stamboll, Vesa me ish-shoqen dhe ish-të fejuarin e Vesës.

Dhe kjo tregon që Vesa i ka besuar shumë asaj”, vazhdon ajo.

“E vërtetë është, nga fillimi babai i Vesës i ka thënë asaj që shoqja e ngushtë do të ta marrë burrin.

Jo vetëm babai, por edhe ish-i fejuari i Vesës i ka thënë të mos rrijë më të, nuk është shoqe e mirë për ty, do të na sjellë probleme, por Vesa nuk ka reaguar, dhe tani jemi ku jemi”, thotë shoqja e Vesës.

E pas këtyre deklaratave ka reaguar edhe e fejuara e Mërgimit , Edona me një status lidhje me shoqen e Vesës.

Shiko foton/videon:

Lojtës Videosh

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy