Pas deklaratave të Kurtit rihapet tema e bashkimit kombëtar, Mema: Bashkimi nuk vihet në dyshim
Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 23 November 2021
Gazetari Marin Mema thotë se edhe ideali i ushtarëve të UÇK-së ishte për bashkimin kombëtar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar për median e huaj se në të ardhmen do të votonte pro një referendumi të bashkimit me Shqipërinë vetëm nëse do të prezantohej në formë demokratike.
Megjithatë, Kurti ka potencuar gjatë kësaj interviste se ky nuk është prioriteti i tij gjatë këtij mandati, dhe në ndonjë mandat të ardhshëm nuk do ta përjashtonte mundësinë për bashkim.
Gazetari i njohur Marin Mema thotë se nuk duhet të ekzistojë debati pro/kundër bashkimit.
“Të gjithë duhet të jemi pro bashkimit. Ne jemi shqiptarë dhe duhet të aspirojmë të jemi bashkë. Proceset teknike janë tjera por ne duhet të ecim bashkë në një proces që është i domosdoshëm”, tha Mema në “Debat Plus”.
“Çdo shqiptarë mendon se duhet të jemi bashkë në mënyrë që të jemi më të fuqishëm. Ne të gjithë e duam bashkimin. Nuk duhet të na pengojnë ata zëra kundër bashkimit”.
Mema thotë se çështja kombëtare nuk duhet të përdoruar për qëllime politike.
“Ngjyrat politike janë shumë të parëndësishme në raport me çështjen kombëtare. Çështja kombëtare duhet të na bashkojë. Ne sot i kemi politikanët në Tiranë apo Prishtinë që duan të ruajnë bajrakun e tyre e të mos shkojnë drejt bashkimit. Ne nuk po flasim për historinë e ndodhur para dy mijë viteve, por historia jonë është e freskët”, tha ndër të tjera Marin Mema.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...