Sport

Pas “dëbimit” të Cristianos, vjen “bomba” e radhës”: Manchester United, në shitje!

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 23 November 2022

Manchester United është në shitje. Kështu bëhet e ditur përmes një komunikate nga klubi anglez.

“Manchester United është duke inicuar një proces për të eksploruar alternativat strategjike për klubin. Si pjesë e këtij procesi, Bordi do të marrë në konsideratë të gjitha alternativat strategjike, duke përfshirë investimet e reja në klub, një shitje ose transaksion tjetër që përfshin Kompaninë”.

Pas 17 vitesh të shënuara me rezultate në rënie dhe protesta të shumta nga tifozët e “Djajve të Kuq”, familja Glazer duket se është gati për t’u tërhequr.

-Advertisement-

Komunikata e pronarëve amerikanë, të cilët në vitin 2012 kanë shitur një pjesë minoritare të aksioneve, duke ruajtur kontrollin e shumicës, vjen disa orë pas prishjes së marrëveshjes me Cristiano Ronaldon.

Dy “bomba”, njëra për të mbyllur kapitullin “CR7” dhe tjetra për të hapur një tjetër në nivel manaxhimi. Sipas raportimeve të “Sky Sport”, ekskluziviteti për shitjen e “Djajve të Kuq” i është besua këshilltarit të “The Raine Group”, i njëjti grup që është kujdesur edhe për ndryshimin e pronësisë së Chelsea-t.

Vlera e Manchester Unitedin, që është një nga klubet më të njohura dhe më të dashura në botë, arrin rreth 5 miliardë dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera