Pas bisedës së ‘tensionuar’ me Kryeministrin, Konjufcës i bëhet ‘ftesë’ t’i bashkohet LDK-së
Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 15 September 2022
Një bisedë e tensionuar është zhvilluar sot mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, pasi ky i fundit votoi pro një mocioni të propozuar nga opozita.
Në momentin e hedhjes në votim të këtij mocioni, kryeparlamentari Konjufca ngriti dorën, duke votuar pro. Pas kësaj, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, iu drejtua Konjufcës: “hajde kalo në LDK se krejt po dalin”.
“Shih-shih, çka është kjo tradhti more kështu. Glauk, t’kanë tradhtu, hajde në LDK, qu del këndej, qu del në LDK se krejt po dalin”, ishin fjalët e Gashit drejtuar Konjufcës.
Ndryshe, ishte Shefi i Deputetëve të PDK’së, Abelard Tahiri, ai i cili kërkoi që të votohej një mocion, ku propozohej që debati për grevat në arsim të niste menjeherë, në mënyrë që të lirohej salla e Kuvendit për një aktivitet të NDI’së, që ishtë planifikuar të mbahej në sallën e Kuvendit të Kosovës, nga ora 16:00.
“Meqenëse jemi paralajmëruar për një aktivitet të NDI rreth orës 4 në sallën plenare të Kuvendot, kërkojmë mirëkuptimin nga deputetët në mënyrë që lirojmë sallën në orën 16:00, ashtu siç jemi informuar nga Kryetari i Kuvendit, pra pikën në debatin për grevat e përgjithshme ta zhvendosim tani dhe pyetjet parlamentare dhe ligjet që i kemi ta vazhdojmë pas përfundimit të këtij debate apo edhe nesër.
Në mënyrë që të mos zhvendoset aktiviteti i NDI, kërkojmë që debatin për grevat ta fillojmë tani, për ta liruar sallën në orën 16:00. Nëse nuk keni vullnet me votu një mocion të tillë procedural, u bëj thirrje administratës dhe Kryetarit të Kuvendit që të bëj një zgjidhje për aktivitetin e NDI në ndonjë prej sallave alternative të Kuvendit”, tha Tahiri.
Të tjera
-
“The Telegraph”: Sali Berisha shpenzoi rreth 500 mijë euro për ta hequr “non gratan” në Britani
Gazeta e njohur britanike, “The Telegraph”, raportoi të mërkurën se ish-kryem...
-
Shala: Nuk ka favor më të madh për mafian energjetike, sesa kjo çasje politike e qeverisë
Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka reaguar me një status në rrjetin social Face...
-
Haxhiu pret në takim homologun daneze, flasin për zbatimin e marrëveshjes për burgjet
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim homologun e s...
-
Osmani e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve me Gambinë
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj të Gambisë, Adama Ba...
-
Korenica i reagon Konjufcës: Pa u kthyer vajza me shami në shkollë nuk votojë në Kuvend, s’bëra fushatë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka njoftuar sot se nuk do të...
-
Militanti i VV-së i tallet keq me ambasadorin Hovenier: Gjyshi im thojke “shpija jote, pọrdha jote”
Egzon Azemi, militant i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe këshilltar p...
-
Haradinaj pas paralajmërimeve të ShBA-së: Po hymë në një periudhë më të keqe
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar ...
-
Rrotullohet kamioni i një kompanie pastrimi në Mazgit, ngasësi përfundon në QKUK
Një aksident trafiku ka ndodhur në Magzit të Prishtinës, ku është rrotulluar ...
-
Radomiroviq pas shkarkimit e akuzon Rashiqin: Ndan mjete vetëm për bashkëpunëtorët e tij
Radoica Radomiroviq që dha dorëheqje nga partia e ministrit Rashiq, ka thënë ...
-
Shqipëria ftohet ta hapë kapitullin e parë në bisedimet për anëtarësim në BE
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) janë pajtuar njëzëri për ta hapur k...
-
Abelard Tahiri komenton deklaratën e Hovenier: Pasojë e situatës së krijuar nga qeveria
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...
-
Homazhe në varrezat e familjes Deliu në Abri
Në 26 vjetorin e masakrës së Abrisë, ku kriminelët serbë vranë e masakruan 23...