Sport

Pas barazimit me Dritën, Tahir Lushtaku hedhë akuza drejt FFK-së

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 14 April 2019

Drenica ka luajtur baras 2-2 si mysafir i Dritës, në duelin e vlefshëm për javën e 27-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka hedhur akuza drejtë FFK-së:

“Në pjesën e parë bëmë lojë të mirë dhe futbollistët vepruan ashtu siç u kam thënë. Në pjesën e dytë jemi tërhequr pa nevojë, por prapë se prapë jam i kënaqur”, deklaroi Lushtaku për SuperSport për të vazhduar me akuzat e tij të zakonshme.

-Advertisement-

“Në shumë raste u pa që Fatmir Tahiri ishte i njëanshëm. Ishte një penallti shumë e dyshimtë. Këta janë referët e Përparimit dhe Agim Ademit, por nuk besoj që do të vazhdojnë gjatë”, shtoi Lushtaku, duke lënë në gjysmë intervistën i nervozuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera