Sport

Pas arritjeve të mëdha, klubi i Real Madridit është në rregull edhe me financa

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 28 September 2017

Arritjet e një sezoni historik në të cilin Zinedine Zidane dhe djemtë e tij siguruan katër trofe- La Liga, Ligën e Kampionëve, Superkupën Evropiane dhe Superkupën e Spanjës, ka bërë që bordi i Real Madridit do të takohet të dielën e ardhshme për ta publikuar lajmin se janë në gjendje të mirë financiare.

Me 674.6 milionë euro të ardhura, duke përjashtuar fitimet kapitale në transferime, të ardhurat operative janë në 137.8 milion euro dhe 21.4 milion pas taksave.

Borxhi neto është 10 milionë euro, ndërsa bruto është 187 milion, nga të cilat 83 milion janë borxh ndaj bankave, duke lënë Realin me një vlerë neto prej 463.5 milionë euro.

-Advertisement-

Nga 674 milion euro në të ardhura, 166 milionë janë shpërndarë në mes të anëtarëve të klubit dhe stadiumit, 85 milion për garat dhe bashkëpuntorët, 165 milionë për të drejtat audio-vizuale dhe 254 milionë për marketing.

Arritjet sportive të klubit nuk e kanë rritur vetëm prestigjin e klubit, por kanë gjeneruar edhe të ardhurat (4.9 milionë nga Kampionatit Botëror i klubeve, 4 milionë  nga Superkupa Evropiane, 51 milionë nga La Liga, 86 milionë euro nga Liga e Kampionëve  dhe 5 milionë nga Superkupa e Spanjës).

Thesari i Realit aktualisht ka 178 milionë, më e lartë se e çdo ekip në La Liga.

Kjo ka lejuar klubin të hyjë në këtë sezon me një buxhet operativ prej 690.3 milionë euro, me një fitim prej 48 milionë.

Nga 90,000 anëtarë të ekipit, 61,817 janë abonentë, duke arritur në 7,4% të të ardhurave totale të klubit.

Në sezonin 2016/17, Reali investoi 152 milionë euro, nga të cilat 127 milionë shkuan drejt blerjes së lojtarëve, ndërsa 54 milionë u kthyen nga shitjet.

Kostoja e skuadrës arriti në 456 milion euro, 53 milion më shumë se një vit më parë, për shkak të suksesit sportiv të arritur nga lojtarët e klubit, vlera e të cilave u rrit me arritjet e tyre.

Florentino Perez gjithashtu do të informojë bordin për një marrëveshjeje të re sponsorizimi të nënshkruar me Fly Emirates, ku Los Blancos do të fitojë rreth 70 milionë euro në sezon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera