Lajme

Pas arrestimit të Rron Gjinovcit e Dibran Hoxhës, ORCA thërret konferencë të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 14 November 2022

Sot janë arrestuar dy drejtuesit e Organizatës për Cilësi në Arsim, Rron Gjinovci e Dibran Hoxha, gjatë një aksioni në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Prishtinës.

Kjo organizatë ka njoftuar se në orën 14:00 do të mbajnë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp përballë rektoratit të UP-së.

Sipas ORCC-ës Gjinovci e Hoxha u arrestuan pasi hynë me zile duke penguar mbajtjen e ligjëratës të profesorit, Bujar Dugolli të cilin ata po e quajnë plagjiator të shpallur.

-Advertisement-

“Të nderuar përfaqësues të medieve, Ftoheni sot në ora 14:00, para ndërtesës së Rektoratit në Universitet të Prishtinës të merrni pjesë në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Arrestohet Rron Gjinovci

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera