Lajme

Pas anulimit të mbledhjes së përbashkët, Gërvalla citon babain e saj: Rruga e nderës asht ma e zorshmja

Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 14 June 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive ka reaguar me një thënie të babait të saj, Jusuf Gërvallës.

Ajo citoi thënien e Jusuf Gërvallës duke thënë se “rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, ku u mundue për nder, nder ka gjetë”, transmeton Klankosova.tv.

Mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është anuluar dje, ku sipas zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziut, anulimi u bë njëanshëm.

-Advertisement-

“Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme”, tha Kryeziu .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera