Lajme

Pas aktit të dhunës, mjeku i qendrës “Orenda” thotë se banorët tjerë nuk janë larguar: Trajtohen mirë, këmbëngulin që të rrinë

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 02 November 2022

Akti mizor i dhunës që bëri bujë të mërkurën, e që kishte ndodhur para 3-4 ditësh, ka shokuar një pjesë të mirë të qytetarëve.

Në videon e bërë publike, shihet se si një infermiere e qendrës për të moshuar “Orenda” në Pejë, ushtron dhunë fizike ndaj një të moshuareje, banore e kësaj qendre, derisa tri infermiere të tjera nuk ndalen së qeshuri me këtë veprim që atyre iu duket krejtësisht normal, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Në një konferencë për media, mjeku Islam Musaj, i cili ka punuar në këtë qendër për më tepër se një vit e gjysmë, tha se, pavarësisht këtij rasti, banorët trajtohen mirë.

-Advertisement-

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares, nëse banorët tjerë kanë kërkuar të largohen, ai tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Për më tepër, deklaroi Musaj, disa prej tyre kërkojnë me këmbëngulje që të rrinë.

“Nuk ka të tjerë që janë largu momentalisht, të gjithë janë këtu. Bile, bile, shumica e tyne me këmbëngulësi kërkojnë që të rrinë këtu sepse kujdesi ndaj tyne ka qenë në nivel”, deklaroi ai para mediave.

Ai tutje tha se në vazhdim do t’i analizojnë edhe pamjet nga kamerat brenda qendrës.

“Qendra ka kamera, duhet me pa atë pjesë. Na ende nuk e kemi analizu, s’na keni dhanë kohë as me analizu”, tha mjeku.

Musaj po ashtu njoftoi se infermierja që goditi të moshuarën kishte kontratë të punës deri në fundvit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera