Lajme

Pas 8-orësh të aksionit të Policisë, arrestohen së paku 17 persona

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 01 October 2020

Ende nuk ka përfunduar aksioni i zyrtarëve policorë, oficerëve të doganës, të asistuar nga ATK-ja dhe AVUK-u në rajone të ndryshme të Kosovës, i nisur mëngjesin e së enjtes.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën Objektiv, prokuroja Rozelinda Manastiri, e cila nuk ka dhënë detaje shtesë për këtë rast.

Megjithatë, Objektiv merr vesh nga burimet brenda organeve të rendit, se deri më tani janë arrestuar 17 persona, shumica e tyre nga rajoni i Gjilanit.

-Advertisement-

Ata dyshohet se janë të përfshirë në kontrabandë dhe organizim të bixhozit të paligjshëm. Tre nga të arrestuarit janë nga fshati Breznicë i Bujanofcit, por që janë me vendbanim në Gjilan.

Objektiv merr vesh po ashtu se gjatë këtij aksioni nuk ka asnjë zyrtarët policor të arrestuar, ani se hetues të Inspektoratit Policor ishin pjesëmarrës në këtë aksion.

Mëngjesin e së enjtes, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në rajone të ndryshme të Kosovës, nën dyshimet për veprimtari të ndryshme kriminale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera