Lajme

Pas 7 seancash Qeveria Hoti siguron 64 vota në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 12 October 2020

Në seancën e shtatë  qeveria Hoti tashmë arriti ti siguronte votat për kalimin në leximin e parë të pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Me 64 vota pro u kalua pakoja për rimëkëmbje ekonomike e cila nuk u kalua 6 herë të tjera për shkak të mungesës së votave.

Mirëpo kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u sigurua që të ti kujtojë qeverisë Hoti, që ky është vetëm leximi i parë dhe gjërat mund të ndryshojnë në leximin e dytë.

-Advertisement-

Kjo sepse bëhet fjalë vetëm për 3 vota nga ta cilat u kalua pakoja, shkruan Gazeta inFokus.

“Me 64 vota pro kalon pakoja për rimëkëmbje ekonomike, por mos të harrojmë që kjo është vetëm në leximin e parë”, ka thënë Osmani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera