Sport

Pas 48 ditësh, vjen fitorja e parë për Feronikelin

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 27 October 2017

Feronikeli i është kthyer fitores. Djelmoshat e drejtuar nga Zekirija Ramadani, më në fund kanë arritur te trepikëshi pas 8 ndeshjeve pa fitore në Superligë, që daton nga 8 shtatori dhe tashmë janëbërë 48 ditë nga ajo datë.

Përndryshe, kjo është fitorja e parë e Zekirija Ramadanit si trajner i Feronikelit në Superligë, pasi që zëvendësoi në postin e trajnerit Gani Sejdiun e larguar, përcjellë futbollikosovar.com

Me këtë fitore, Feronikeli, ka shënuar të tretën këtë stinor, ndërsa ka ngritur kuotën e pikëve në 16 duke dalë nga zona e rrezikshme e klasifikimit.

-Advertisement-

Në xhiron që vjen, Feronikeli pret Gjilanin e pamposhtur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera