Rozë

Pas 3 muajsh martesë Orinda dhe Turi thonë publikisht me kë do e tradhtojnë njëri-tjetrin!

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 07 October 2017

Vetëm 3 muaj pas dasmës së tyre të bujshme më 27 korrik 2017 duket se kanë nisur “debatet” e para të ëmbla mes çiftit të njohur të ekranit Turjan Hyska dhe Orinda Huta.

Ata i janë kthyer rutinës së përditshme pas muajit të mjaltit, i cili zgjati rreth 28 ditë në 3 destinacione, Amsterdam, Tajlandë dhe Turqi.

Por në një çast gjatë emisionit të së premtes mbrëma “Oktapod” i moderuar nga Turjani ai u shpreh se mund ta tradhtonte bashkëshorten e tij Orinda Hutën, vetëm këto dy emra.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për aktoren Charlize Theron dhe modelen Rosie Huntington. Menjëherë pas kësaj deklarate, Turjan vijoi duke thënë se e kishte lejen e Orindës për diçka të tillë.

Megjithatë duket se kjo deklaratë nuk u la me kaq. Gjatë paradites së sotme në një postim ku tregohej lajmi pikërisht për këtë deklaratë të tij, Turi ka shkruar në Instastories: “Orinda Huta, nuk e dinë ata çfarë heq unë për të mos kaluar ti në lagjet e Bradley Cooper dhe Orlando Bloom!,”-përfundon Turi duke lënë të kuptohet që edhe bashkëshortja e tij ka disa aktorë të njohur me të cilët mund ta “tradhtonte”, në këtë mënyrë edhe duke u “shfajësuar” disi.

Por nuk ka vonuar edhe reagimi i moderatores dhe këngëtares së njohur, e cila ka shkruar gjithashtu në Instastories: “O Turjan Hyska atij të dytit i shku kohë, s’bën një  lekë,”-ka përfunduar me humor moderatorja bukuroshe, e cila po përgatitet për të nisur një emision të ri me  titull “Cover” në Vizion Plus.

Çifti i njohur i ekranit u kurorëzuan në martesë pas 10 vjetësh lidhje dhe janë shprehur se shumë shpejt kanë dëshirë ta shtojnë familjen e tyre me një pjesëtar të ri. Orinda e ka nisur fillimishr karrierën si këngëtare me një sërë këngesh të njohura si “Tani e di”, “Oqean” etj.

Më pas u bë moderatore dhe autore  e disa programeve në Vizion Plus dhe Tring duke e fokusuar më tepër karrierën e saj në këtë fushë dhe duke lënë pak pas dore muzikën.

Në të njëjtën mënyrë rrodhi edhe karriera e Turjanit, i cili fillimisht e nisi karrierën në muzikë si pjesë e grupit “Produkt 28” dhe më pas e ka vijuar po në botën e moderimit prej vitesh tashmë edhe me programe të ndryshme në Vizion Plus dhe Tring./Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera