Lajme

Pas 27 vitesh kthehen eshtrat e një të zhdukuri në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 11 September 2019

Rifat Berisha nga fshati Gurbardh i Komunës së Malishevës 27 vite më parë ishte zhdukur diku në Bosnje, gjatë rrugëtimit të tij për në Slloveni.

Pas 27 vite të zhdukjes, janë gjetur eshtrat e tij dhe sot janë kthyer në vendlindje, pranë familjes dhe fisit të tij, në Gurbardh, bëhet e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra për Informim e Komunës së Malishevës.

 

-Advertisement-

“Eshtrat e të ndjerit Rifat Berisha, të mekrurën janë pranuar nga familja, në kufirin e Kosovës me Malin e Zi, ndërsa në pranimin e arkivolit, krahas familjarëve, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe zyrtarët e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, të prirë nga Prenk Gjetaj”, thuhet në komunikatë.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, e ka përshkruar “si një moment emocionues, gjetjen pas 27 viteve dhe kthimin e eshtrave në vendlindje, por edhe moment i dhimbjes për familjarët, të cilët për 27 vite jetuan në ankth dhe vuajtje në kërkim të familjarit”.

 

Me këtë rast, Berisha, ka bërë të ditur se në Komunën e Malishevës vazhdojnë të jenë të zhdukur edhe 38 persona.

 

Ndërsa djali i Rifatit, Driton Berisha, i ka përshkruar momentet e fundit kur e ka parë prindin, kur ishte vetëm 7 vjeç, ndërsa ka treguar se prindi i tij, ishte nisur për të shkuar në Slloveni, në vitin 1992, kur edhe ishte zhdukur diku në Bosnje, gjatë luftës atje.

 

“Nuk jemi ndalur asnjëherë së kërkuari, për 27 vite, derisa e kemi gjetur, prandaj ju bëj thirrje të gjitha familjeve që të mos i humbin shpresat për gjetjen e familjarëve të tyre të zhdukur, por të angazhohen deri në fund”, është shprehur ai.

 

Ai e ka falënderuar edhe Komunën e Malishevës, për përkrahje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera