Sport

Partnerja e Buffonit ngacmon Milanin në emision, kuqezinjtë bojkotojnë intervistat

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 21 August 2017
Kur Milani përgatitej për të zbritur në stadiumin e Krotonës për ndeshjen e parë të Serisë A, Ilaria D’Amiko, partnerja e Xhixhi Bufon, por edhe gazetare e njohur në Itali, bëri një deklaratë disi të pazakontë në emisionin e saj.
Ajo, në emision e sipër, teksa komentohej konferenca për shtyp e trajnerit Montela dhe diskutohej mbi merkaton e “Djallit”, deklaroi:

“Nëse Milani arrin të mbulojë financiarisht të gjitha detyrimet e merkatos, atëherë do të ketë bërë diçka të jashtëzakonshme. Në këtë rast fjala ‘nëse’ është e detyrueshme pasi ka pasur aq shumë investime nga klubi kuqezi, sa që për t’i besuar na duhet të shohim gjithçka të dokumentuar të zezë mbi të bardhë”.

Fjalët e drejtueses irrituan drejtuesit e Milanit, të cilët vendosën të pengojnë të gjithë lojtarët e Montelës për të dhënë komente në kanalin që transmeton emisionin e zonjës Bufon.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy