Partizani i Beogradit pa tifozë kundër Skënderbeut
Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 16 October 2017
Skënderbeu këtë të enjte do të pres skuadrën e Partizanit të Beogradit në kuadër të Europa Leagues
Presidenti i korçarëve, Ardjan Takaj, në një intervistë për Top Channel zbulon marrëveshjen me skuadrën serbe për të lënë jashtë tifozët e skuadrave udhëtuese në të dyja këto takime.
“Do të jetë vetëm delegacioni i tyre me rreth 50 veta, ashtu siç do të jetë edhe i joni në Beograd. Kjo duhet trajtuar vetëm si një ndeshje futbolli. Nuk na lejohet t’i japim nota nacionalizmi dhe duhet të tregojmë qytetarinë dhe kulturën tonë”, tha Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.
Paraditen e së hënës, presidenti Takaj ka pasur edhe një takim me ambasadorin serb në Tiranë, i cili ka kërkuar që të merren të gjitha masat nga pikëpamja organizative për mbarëvajtjen e ndeshjes.
Gjithashtu, UEFA ka vendosur që të sjellë dy oficerë sigurie për këtë takim. Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit do të marrë përsipër sigurinë dhe skanimin e të gjithë tifozëve që do të pajisen me bileta.
“UEFA ka një vëzhgim shumë të rreptë dhe ka shumë kërkesa për këtë ndeshje. Do të jenë dy policë të UEFA-s që do të jenë edhe kryesorët për ta vëzhguar shumë nga afër këtë takim”, shprehet Takaj.
Por presidenti Takaj ka edhe objektivin sportiv për këtë takim, që është fitorja e parë në fazën e grupeve të Europa League.
“Në grupin tonë, ne jemi me 1 pikë, Young Boys ka 2 dhe 6 ka Dinamo e Kievit dhe në rast se ne fitojmë, na rriten shumë shanset që ne të kalojmë grupin dhe kjo është një nga objektivat e momentit”, thotë Takaj. /Express/
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...