Partive iu kërkohet të premtojnë plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale
Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 27 May 2017
Shoqata “Familja dhe Shpresa”, ia ka drejtuar një letër publike partive kryesore në vend, duke kërkuar që mos të harrohen krimet e Serbisë por të plotësojnë kërkesën e kësaj shoqate për drejtësi duke e plotësuar ligjin për Gjykatën Speciale.
Në letrën e kësaj shoqate, e cila kohë më parë ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale, i kërkohet PDK, LDK, VV, AAK, NISMA, AKR e Alternativa që ta plotësojnë ligjin në mënyrë që të hapet rruga për ndëshkimin e Serbi për krimet e luftës.
Po ua sjellim të plotë letrën e kësaj shoqate:
Lënda : Krimet e luftës nga Serbia dhe Gjykata SpecialePër : Kryetarët e partive: PDK, LDK, VV, AAK, Nisma, AKR, AlternativaI “harruat” krimet e Serbisë dhe kërkesën për plotësimin e ligjit për Gjykatën SpecialeFushatën e zgjedhjeve e keni stërmbushur përtej kupe me lloj-lloj premtimesh tuaja se do të bëni mrekulli për jetën e qytetarëve dhe për Kosovën.
Gati gjithçka që mund të pjellë mendja e juaj “kreative” është bërë “prioritet”.Por, në mendjet tona, të neve familjarëve të viktimave të luftës, janë gjithnjë me të dashurit tanë të cilët nuk janë më në mesin tonë, e të cilët na i vrau regjimi i Serbisë.
Është për t’u habitur por edhe e pa arsyeshme se pse dështuat deri më tash që të plotësoni ligjin për Gjykatën Speciale për të gjykuar edhe Serbinë dhe kriminelët e saj për krimet e luftës në Kosovë, edhe përkundër shumë thirrjeve tona drejtuar jush që nga viti i kaluar.
Është për t’u habitur po edhe e pa arsyeshme se si nga lista e premtimeve tuaja të numërta për qytetarët e Kosovës ju e keni harruar drejtësinë e munguar për afro 13000 viktima të luftës.Përkundër kësaj, ne vazhdojmë që të kërkojmë nga ju që të plotësoni kërkesën tonë të shenjtë për drejtësi duke e plotësuar ligjin për Gjykatën Speciale.
“Partitë politike shqiptare të Kosovës duhet që të këndellen dhe parlamenti i ardhshëm i Kosovës duhet që të plotësojë këtë ligj gjysmak. Kriminelët e Serbisë dhe shteti Serb duhet dërguar para drejtësisë atje në Gjykatën Speciale për Kosovën. Ky plotësim i këtij ligjit duhet të jetë në krye të listës së premtimeve të krejt partive dhe ai duhet bërë realitet nga parlamenti i Kosovës menjëherë pasi që të formohet pas zgjedhjeve të 11 Qershorit.
Asnjë premtim tjetër nuk ka rëndësi më të madhe për ne sesa plotësimi i këtij ligji. ne duam drejtësi për krimet e Serbisë ndaj më të dashurve tanë dhe kjo drejtësi është në duartë e krejt partive shqiptare në Kosovë dhe askujt tjetër”, tha përfaqësuesja e shoqatës “Familja dhe Shpresa”, Zana Bytyqi-Geci.
Serbia dhe regjimi i saj duhet që të japin llogari për krimet e luftës në Kosovë dhe kjo drejtësi duhet që të filloi të bëhet realitet nga vet Kosova, nga vet ju parti politike, nga vet parlamenti i ardhshëm i Kosovës.Prandaj PDK, LDK, VV, AAK, NISMA, AKR e Alternativa: Plotësojeni ligjin dhe hapni rrugë për ta ndëshkuar Serbinë për krimet e luftës.
Kjo është kërkesa e jonë E MADHE dhe NUMËR NJË ndaj jush dhe do të jetë e tillë deri sa ju të plotësoni këtë ligj i cili në formën e tashme gjysmake nuk është gjë tjetër pos poshtërues ndaj nesh dhe ndaj krejt Kosovës.
Të tjera
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...